I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

Written by

in

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin, si “humanitar”, gjatë takimit që zhvilloi me të të mërkurën në Rusi, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e paqes në Ukrainë.

Witkoff u takua me Putinin pasi një ditë më parë kishte zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Oslo të Norvegjisë.

“Ju flisni kaq shumë për presidentin tim, presidentin Trump, si një humanitar. Ju jeni gjithashtu një humanitar, zotëri, dhe unë e përshëndes këtë, ju përgëzoj dhe ju falënderoj përsëri”, i tha Witkoff presidentit rus.

Gjatë takimit, i dërguari amerikan e falënderoi gjithashtu Putinin për marrëveshjen e arritur me Uashingtonin në fillim të këtij muaji për importimin e naftës ruse, duke thënë se Trump ishte “thellësisht mirënjohës” për këtë marrëveshje.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Putini deklaroi se dërgesa e parë e naftës në kuadër të marrëveshjes pritej të nisej nga Rusia brenda dy deri në tri ditësh.

Marrëveshja për naftën ka shkaktuar pakënaqësi te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka ndikuar në marrëdhëniet mes palëve. Ndërkohë, Trump ka pezulluar disa sanksione dhe ka deklaruar se Ukraina duhet të zgjedhë një udhëheqës të ri.

Në një zhvillim tjetër, Rusia ka liruar të mërkurën shtetasin amerikan Stephen Hubbard, 74 vjeç, i cili ishte mbajtur në burg për rreth katër vjet. Lirimi i mësuesit amerikan në pension u raportua pas mbërritjes së Witkoffit në Shën Petersburg.

Hubbard ishte dënuar në vitin 2024 me gati shtatë vjet burgim në një koloni penale, pasi autoritetet ruse e akuzuan se kishte shërbyer në një njësi mbrojtjeje në qytetin ukrainas të Iziumit. Ai ishte kapur nga forcat ruse pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në rrjetet sociale se lirimi i Hubbardit erdhi pas një kërkese që ai ia kishte bërë drejtpërdrejt Putinit javën e kaluar.

Raste të tjera të lirimit të shtetasve amerikanë të ndaluar në Rusi janë realizuar përmes shkëmbimeve të të burgosurve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali