Mesfushori Erblin Osmani ka shënuar në përballjen e Bayern Munich U19 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Talenti dardan u tregua i saktë nga pika e bardhë në përballjen që Bayerni ka epërsi prej 3-2.
Ky është goli i parë për Osmanin në kompeticionin e të rinjve, ndërsa e ka fituar vendin e titullarit në ekipin U19, si dhe shpesh po ftohet nga Vincente Kompany.
Përndryshe, në stol është edhe lojtari tjetër që thuhet se ka zgjedhur Kosovën, pra Yll Gashi./Telegrafi/