Portali turk Haberler raportoi se një biznesmen turk i paidentifikuar bleu reçipetat që Kylie Jenner veshi në sfilatën e modës së Victoria’s Secret të këtij viti si dhuratë për gruan e tij.
Haberler nuk e bëri të ditur emrin e klientes dhe Victoria’s Secret ende nuk ka komentuar mbi lajmin. Page Six raportoi së fundmi se reçipetat do të kthehen në butikun Jacob & Co. në Nju Jork, ku do të jenë në dispozicion për blerje private.
Në të kaluarën, shumica e sytjenave Fantasy i ktheheshin argjendarit, çmontoheshin dhe ribëheshin në bizhuteri të ndryshme për shitje. Të tjerat nxirreshin në ekspozitë që fansat t’i admironin.
Megjithatë, një përfaqësues i markës na zbuloi se reçipetat me gurë të çmuar që mbante veshur Kylie Jenner do të ruhen të plota për një kliente me fat.
Sutjena vlerësohet të kushtojë 50 milionë dollarë, duke e bërë atë Fantasy Bra më të shtrenjtë në historinë e Victoria’s Secret. Ajo u krijua në bashkëpunim me shtëpinë e bizhuterive Jacob & Co.
Ka 4,410 diamante, dhe në qendër është një diamant i verdhë prej 75.54 karatësh, me vlerë rreth 22 milionë dollarë. Pesëmbëdhjetë zejtarë punuan mbi të për më shumë se 1,000 orë, dhe peshon rreth 1.8 kilogramë.
Kylie Jenner e veshi atë në debutimin e saj në sfilatë më 18 tetor në Los Angeles, me krahë të bardhë me pupla dhe një minifund transparent. Ishte hera e parë që nga viti 2018 që reçipetat Fantasy u rikthyen në pistë.