Një fotografi me armë të dyshuar AK-47 vë në lëvizje Policinë në Gjakovë – bastiset shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

Një fotografi me armë të dyshuar AK-47 vë në lëvizje Policinë në Gjakovë – bastiset shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

Written by

in

Një fotografi me armë të dyshuar AK-47 vë në lëvizje Policinë në Gjakovë – bastiset shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

Një fotografi e siguruar nga Policia, ku shihet një i ri duke mbajtur në dorë një armë të gjatë, që dyshohet të jetë e tipit AK-47, ka bërë që hetuesit në Gjakovë të nisin një rast penal dhe të kontrollojnë shtëpinë e personit që shfaqej në fotografi.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti lidhet me një të ri të lindur në vitin 2008, nga fshati Skivjan i Gjakovës, ndaj të cilit janë zhvilluar veprime hetimore për dyshimin e posedimit të paautorizuar të armëve.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, fotografia kishte mbërritur në njësinë e hetimeve përmes rrugëve operative. Në të shihej një person duke mbajtur një armë të gjatë, për të cilën është ngritur dyshimi se mund të ishte AK-47.

Pas sigurimit të fotografisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprime për sqarimin e rastit dhe identifikimin e armës.

Më 21 tetor 2026, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit, ai ka mohuar se e posedonte armën që shihej në fotografi.

Pas deklarimit të tij, Policia ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse, me pëlqimin e pronarit të pronës.

Por kontrolli nuk ka rezultuar me gjetjen e armës. Sipas informatave policore, gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send tjetër i kundërligjshëm.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me Prokurorin e Shtetit.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mbetet të sqarohet nëse arma e shfaqur në fotografi është armë e vërtetë zjarri, kujt i përket dhe në çfarë rrethanash është realizuar fotografia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali