Arifi: Zoti ka qenë me UÇK-në – Kosova tash përballet me beteja të mëdha (VIDEO)

Arifi: Zoti ka qenë me UÇK-në - Kosova tash përballet me beteja të mëdha (VIDEO)

Written by

in

Arifi: Zoti ka qenë me UÇK-në - Kosova tash përballet me beteja të mëdha (VIDEO)

Analisti Dritëro Arifi ka vlerësuar se uniteti i arritur është një hap i rëndësishëm për Kosovën përballë sfidave të ardhshme.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se ajo që ndodhi mbrëmë do të duhej të ndodhte më 16 shtator, por, sipas tij, është e rëndësishme që në fund është arritur një unifikim i rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo që pamë mbrëmë, do duhej të ndodhte më 16 shtator, por më mirë vonë se kurrë. Me rëndësi u arrit një unifikim i rëndësishëm për betejat tona të ardhshme”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.

Ai pati fjalë falënderimi për UÇK-në dhe protestuesit, duke theksuar sakrificën e të rinjve gjatë 21 ditëve të protestave.

“Një falënderim i madh u shkon UÇK-së, protestuesve, atyre djemve dhe vajzave të reja që sakrifikuan 21 ditë, sakrifikuan edhe dhunën. Falë kësaj sakrifice, u desh edhe një herë UÇK-ja të vinte në skenë për të na rikujtuar se cilat janë vlerat tona kombëtare”, u shpreh ai.

Sipas Arifit, uniteti i arritur erdhi në një moment kur vendi ishte pranë një përshkallëzimi më të madh.

“Elita politike e papërgjegjshme më në fund e kuptoi se ishim në kufi të përshkallëzimit më të madh dhe më në fund u arrit uniteti që e kemi kërkuar që nga data 16 shtator”, tha Arifi.

Ai theksoi se për Kosovën tani nisin beteja të tjera të rëndësishme, duke i ndarë ato në tri faza.

“Kosova i ka tash tri beteja të fuqishme përpara. Të parën e fitoi, uniteti i brendshëm u fitua, kauza, ligji u miratua. Beteja e dytë është strategjia shtetërore, kombëtare, e cila duhet të përgatitet, por jo me pompozitet, sepse kundërshtari mund ta lexojë hapin tonë dhe mund të na çmontojë strategjinë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, si betejë të tretë, Arifi e cilësoi atë juridike, duke shprehur bindjen se mbrojtja ka bërë përgatitje të mjaftueshme.

“Dhe e treta është beteja juridike. Mendoj se mbrojtja e ka përgatitur mjaft mirë”, tha ai.

Arifi e cilësoi zhvillimin e fundit edhe si një moment të veçantë për të, duke thënë se beson se UÇK-ja ka pasur mbështetjen e Zotit para, gjatë dhe pas luftës.

“Kjo po tregon edhe një gjë, që Zoti ka qenë me UÇK-në para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Kjo është edhe një dhuratë e madhe nga Perëndia”, tha Arifi.