Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së përpiqen të pengojnë votimin

Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së përpiqen të pengojnë votimin

Written by

in

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet nën një tension të madh nga deputetët e opozitës.

Për shkak të tensionit, u kalua direkt në votim pas propozimit të mazhorancës.

Teksa votohet, deputetët e opozitës po mundohen forcërisht të pengojnë votimin, duke tentuar të çajnë gardhin e gardës dhe të shtyjnë deputetët e Partisë Socialiste.

Siç raporton Top Channel, në një moment deputeti Fidel Kreka goditi me një shishe plastike drejt deputetëve të PS, teksa gjatë gjithë kohës Berisha duket të qëndrojë i tërhequr.

 

Burimi: Dukagjini