Gëzofi artificial është rikthyer në koleksionet e vjeshtës, por këtë sezon trendi shfaqet kryesisht në detaje, si jakat me push, manshetat dhe palltot me zbukurime, në vend të veshjeve tërësisht prej gëzofi.
Marka si M&S, Zara dhe Next kanë prezantuar modelet e tyre, ndërsa ekspertja Hester Moore, drejtuese e markës luksoze Helen Moore, shpjegon se cilësia e materialit është vendimtare për një pamje elegante.
Sipas saj, gëzofi artificial duhet vlerësuar si material më vete, jo thjesht si zëvendësues i gëzofit natyral.
Për të dalluar një model cilësor, ajo këshillon të kontrollohet fillimisht tekstura: materiali duhet të jetë i butë, i lëmuar dhe të ruajë formën kur preket.
Nëse gëzofi ndihet i ngurtë, i ashpër ose me maja që ngatërrohen lehtë, kjo mund të tregojë përdorimin e fibrave me cilësi të dobët.
Me kalimin e kohës, një material i tillë mund të humbasë pamjen e tij dhe të duket i mat. /Telegrafi/