Një pushim para festave?
Një vit i ngarkuar meriton një pushim të mirë! E para se kalendari të mbushet me planet dhe angazhimet e festave të fundvitit, pse të mos rezervoni disa ditë vetëm për veten? Nëntori është koha ideale për të shijuar qetësinë, SPA-në dhe komoditetin e një resorti luksoz me çmime të volitshme.
Në Grand Blue Fafa Resort & Spa, në Golem të Durrësit, pushimet kanë një tjetër atmosferë gjatë kësaj periudhe. Bregdeti është më i qetë, mëngjeset nisin pa nxitim dhe dita mund t’i kushtohet plotësisht relaksit. Nga ambientet komode te shërbimet e SPA-së, gjithçka krijon mundësinë për t’u shkëputur nga rutina e përditshme.
Një fundjavë në çift, disa ditë me familjen apo thjesht një pushim për veten? Nuk keni nevojë të prisni pushimet e gjata për të shijuar pak luks. Me çmimet e volitshme të nëntorit, Grand Blue Fafa ju ofron mundësinë të kaloni disa ditë pranë detit, duke shijuar rehatinë dhe shërbimet e resortit pa shpenzime të mëdha.
Vendoseni Grand Blue Fafa në planet tuaja të nëntorit! Rezervoni qëndrimin tuaj dhe shijoni disa ditë qetësie para se të fillojë dinamika e festave të fundvitit.