Protestuesit largojnë edhe stolat e betonit me ftesën e Ramës për dialog

Protestuesit largojnë edhe stolat e betonit me ftesën e Ramës për dialog

Written by

in

Protestuesit në Shqipëri kanë refuzuar sërish kërkesën për dialog të kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e dhjetë të protestës, Rama vendosi mëngjesin e sotëm disa ulëse prej betoni dhe një letër të bardhë me mbishkrimin “Dialog”.

Megjithatë, siç raporton Euro News protestuesit i larguan ato, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kërkesës për dialog.

Për dy ditë me radhë, Rama kishte vendosur edhe karrige me të njëjtën kërkesë, por protestuesit i kishin hequr edhe ato.

Që nga dita e parë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës. Kryeministri, ndërkaq, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje

Burimi: Dukagjini