Zvicra një hap më afër BE-së, komisioni mbështet marrëveshjen për mbrojtjen e pagave

Zvicra një hap më afër BE-së, komisioni mbështet marrëveshjen për mbrojtjen e pagave

Written by

in

Komisioni për Politikë të Jashtme i Dhomës Nacionale të Parlamentit zviceran ka mbështetur paketën e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimin e procesit.

Sipas Swissinfo, komisioni votoi me 15 vota pro, nëntë kundër dhe një abstenim për shqyrtimin e pjesës që synon stabilizimin e marrëdhënieve Zvicër–BE, transmeton Telegrafi.

Në çështjen e mbrojtjes së pagave, komisioni mbështeti kompromisin e arritur mes partnerëve socialë, të miratuar më herët edhe nga Dhoma e Kantoneve.

Megjithatë, ende nuk janë marrë vendime përfundimtare për çështjen e referendumit dhe ndryshimet që lidhen me lëvizjen e lirë të personave.

Shqyrtimi parlamentar i paketës së marrëveshjeve do të vazhdojë në fazat e ardhshme./Telegrafi/