
Prishtina është renditur e para në botë për cilësinë më të mirë të ajrit, sipas të dhënave të platformës IQAir.
Renditja e IQAir përfshin qytete nga e gjithë bota dhe bazohet në matjet e indeksit të cilësisë së ajrit, i cili përditësohet vazhdimisht gjatë ditës.
Pozita e qyteteve në këtë listë mund të ndryshojë në varësi të matjeve dhe nivelit të ndotjes në kohë reale.
Sipas të dhënave të IQAir, një indeks më i ulët i cilësisë së ajrit tregon ndotje më të vogël dhe kushte më të mira për frymëmarrje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali