Dy komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvend, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore dhe raportimi për auditimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025.
Në orën 13:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ndërkaq, në orën 14:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të dëgjojë raportimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe të Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca.
Ata do të raportojnë lidhur me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.
Burimi: Dukagjini
