Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, por një valë e madhe e përpiu gjatë transmetimit live

Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, por një valë e madhe e përpiu gjatë transmetimit live

Written by

in

Gazetari në Spanjë po raportonte për stuhinë, por vetë përfundoi nën valën e madhe.

Një gazetar spanjoll u përball me një moment të frikshëm gjatë një raportimi drejtpërdrejt nga bregdeti i Ondarroas, në rajonin bask të Spanjës, kur një valë e madhe e goditi atë dhe kameramanen që po e filmonte.

Gazetari Sergio Ovejero po raportonte për përkeqësimin e kushteve atmosferike dhe dallgët e fuqishme të detit, kur papritur një valë kapërceu murin mbrojtës të shëtitores dhe i përfshiu të dy, shkruajnë mediat.

Fuqia e ujit tronditi kamerën, ndërsa pamjet u mbuluan nga uji dhe transmetimi televiziv u ndërpre për disa çaste.

Nga studioja, prezantuesi reagoi me shqetësim, duke shpresuar që kolegët e tij të ishin mirë.

Më vonë u konfirmua se gazetari dhe kameramanja kishin shpëtuar pa lëndime serioze. Ngjarja ndodhi më 22 tetor, gjatë një raportimi për televizionin bask ETB2. /Telegrafi/