Auditimi i Buxhetit 2025, ZKA jep opinion të kualifikuar, evidenton mangësi

Auditimi i Buxhetit 2025, ZKA jep opinion të kualifikuar, evidenton mangësi

Written by

in

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, teksa shpalosi raportin theksoi se mungesa e Kuvendit e në veçanti e këtij komisioni për një kohë të konsiderueshme ka qenë një hendek i madh, pasi raportet e auditimit dhe  rekomandimet kanë mbetur të pashqyrtuara dhe ka zbehur ndikimin e punës audituese në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

“Në lidhje me auditimin e raportit të qeverisë për buxhetin e shtetit për vitin 2025, ZKA ka vlerësuar se cilësia e raportimit financiar ka shënuar rritje ndër vite dhe është në përputhje me standardet dhe kornizën ligjore për raportim. Në bazë të rezultateve, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar që nënkupton se përveç ndikimit të çështjeve të evidentuara në bazën për opinionin e kualifikuar, raporti financiar paraqet një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale në përputhje me kornizën përkatëse të raportimit financiar. Përkundër se nga viti në vit vërehen përmirësime, rezultatet e auditimeve tregojnë se ende ekzistojnë mangësi qoftë në aspekte të pajtueshmërisë në kornizën ligjore, ashtu edhe në aspekte të tjera të përmbushjes së objektivave në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, theksoi ajo.

Burimi: RTKLive