Rama kritikon Qeverinë Kurti: Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rama kritikon Qeverinë Kurti: Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Written by

in

Rama kritikon Qeverinë Kurti: Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal, duke pretenduar se ekziston një tendencë për t’ua marrë komunave kompetencat që u takojnë.

Rama ka bërë të ditur se këtë shqetësim e ka ngritur në takimin e katërt të Grupit Punues për Kosovën të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR), i mbajtur në Mitrovicën e Jugut.

Sipas tij, dobësimi i komunave nënkupton edhe dobësim të demokracisë, pasi ato janë institucionet më të afërta me qytetarët dhe i njohin më mirë nevojat e tyre.

“Decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë parime themelore të Evropës që synojmë. Nuk mund të kërkojmë integrim evropian, ndërkohë që largohemi nga këto parime në praktikë”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Kosovës i duhen komuna të fuqishme dhe institucione që bashkëpunojnë, duke shtuar se do të vazhdojë ta mbrojë autonominë lokale në cilësinë e kryetarit të Prishtinës.

ali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali