
Kombëtarja e Shqipërisë pritet të ketë dy afrime të reja për ndeshjet e muajit nëntor.
Bëhet fjalë për Amar Gërxhaliun dhe portierin e Cagliarit, Elia Caprile, të cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare me dekret të presidentit Bajram Begaj.
Sipas dekreteve të publikuara më 19 tetor 2026, Caprile dhe Gërxhaliu janë përfshirë në listën e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare me kërkesën e tyre, duke hapur kështu rrugën për një ftesë të mundshme nga përzgjedhësi Rolando Maran.
Caprile mund të përfitojë nga kjo mundësi për shkak të prejardhjes shqiptare të së dashurës së tij, Emili.
Ndërkaq, Gërxhaliu ka qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës, përkatësisht U12 dhe U19. Në anën tjetër, Caprile ka përfaqësuar grupmoshat e Italisë dhe këtë sezon po paraqitet në Serie A me Cagliarin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali