Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së në Prishtinë

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së në Prishtinë

Written by

in

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së në Prishtinë

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Të pranishëm janë gjithashtu oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ceremonia shënon një moment të rëndësishëm për rekrutët e rinj, të cilët po i bashkohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali