Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për portierin e Cagliarit, italianin Elia Caprile, dhe mbrojtësin Amar Gërxhaliu, i cili vjen nga Kosova.
Sipas dekreteve të publikuara me datë 19 tetor 2026, Caprile dhe Gërxhaliu janë përfshirë në listën e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, me kërkesën e tyre.
Portieri i Cagliarit, Elia Caprile, është një nga emrat që së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm te Kombëtarja e Shqipërisë dhe tashmë gjithçka është bërë zyrtare dhe portieri italian mund të mbrojë portën kuqezi.
Në anën tjetër, Amar Gërxhaliu është mbrojtësi nga Kosova, emri i të cilit figuron në dekretin nr. 524 të presidentit Begaj, ndërsa Caprile është përfshirë në dekretin nr. 523.
24-vjeçari Gërxhaliu është lojtar i klubit të Superligës Turke, Erzurumspor, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me moshat U19 dhe U12 të Kosovës.
Të dy dekretet janë nënshkruar më 19 tetor 2026 dhe përcaktojnë se dhënia e shtetësisë hyn në fuqi menjëherë.
Përfaqësimi i Shqipërisë nga të dy futbollistët, megjithatë, varet edhe nga përmbushja e kritereve sportive dhe rregulloreve përkatëse për të drejtën e aktivizimit me një kombëtare. /Telegrafi/