Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ngrohje në Prishtinë nga Termokosi

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ngrohje në Prishtinë nga Termokosi

Written by

in

“Termokos” njoftoi se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në orët e para të së shtunës. Kjo ndërprerje e përkohshme bëhet për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të TC Kosova B, gjë do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores, që shërben për nevojat e kësaj qendre.

“Kjo periudhë e ndërprerjes së përkohshme do të shfrytëzohet për të evituar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes në ditët e para të këtij sezoni ngrohës.

NP “Termokos” do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull. Sapo të krijohen kushtet e nevojshme për fillimin e marrjes së avullit, do të ndërmerren të gjitha veprimet për rikthimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët.

NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e “Termokosit”.