Kim Kardashian ka vazhduar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku është fotografuar së bashku me nënën e saj, Kris Jenner, gjatë një vizite në dyqanin e markës luksoze Bvlgari.
Ylli i reality show-t kishte zgjedhur një fustan të bardhë me dekolte shumë të hapur, të kombinuar me këpucë me platformë të lartë.
Pamjen e plotësoi me flokët e mbledhur në një bisht të lartë dhe të lëmuar, shkruan DailyMail.
Edhe Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq me një kombinim elegant, duke veshur një xhaketë rozë Chanel me një veshje në ngjyrë bordo.
Ndërkohë, partneri i Kim, piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, nuk ishte me të gjatë vizitës, pasi ndodhej në Austin për Çmimin e Madh të SHBA-së.
Megjithatë, Kim ka folur së fundmi me entuziazëm për lidhjen e tyre, duke pranuar në një episod të The Kardashians se është shumë e lumtur.
Çifti është përfolur për një lidhje romantike që nga shkurti dhe më pas e bëri publike romancën.
Që atëherë, Kim është parë duke mbështetur Hamiltonin në garat e Formula 1, ndërsa dyshja është shfaqur së bashku edhe në evente publike. /Telegrafi/