
Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në integrimin evropian të Kosovës.
Në Samitin e Procesit të Berlinit, të mbajtur dje në Sveti Stefan të Malit të Zi, kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke deklaruar se “BE-ja duhet të zgjerohet”.
Përmes një postimi në platformën X, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë bëri të ditur se mbështetja për integrimin evropian të vendeve të rajonit mbetet një nga angazhimet e saj.
“Në Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit, në Sveti Stefan, Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e ambasadës.
“Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës”.
Ambasada theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke vënë në pah përfitimet konkrete që ai sjell për qytetarët.
“Bashkëpunimi rajonal tashmë po sjell përfitime konkrete për qytetarët: Lehtësim të tregtisë, njohjen ekualifikimeve profesionale, më shumë mundësi për të rinjtë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali