Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Written by

in

Artistja kosovare Rinesancë është ndarë nga jeta në moshë të re, pas përballjes me një sëmundje të rëndë, tumorin.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehën dhimbjen e madhe për humbjen e të dashurës së tyre.

Në mesazhin prekës, familjarët e kujtuan Rinën me fjalë të ndjera, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tyre.

Ata i shprehën dashurinë dhe i uruan të prehet në paqe, në një dedikim që përcjell dhimbjen për humbjen e saj të parakohshme.

Familjarët bënë të ditur gjithashtu se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të njoftohen më vonë, pasi aktualisht ndodhen larg.

Ndarja e saj nga jeta në moshë të re është një humbje e dhimbshme për familjen dhe njerëzit e afërt, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri. /Telegrafi/