Sipas njoftimit të Policisë, tryezat janë realizuar nga 23 shtatori deri më 22 tetor 2026, në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Pejë.
“Tryezat janë organizuar me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla të mesme, raportimit të menjëhershëm dhe ngritjes së rekomandimeve për adresimin e çështjeve mbi dhunën në shkolla”, thuhet në njoftim.
Në këto diskutime kanë marrë pjesë këshillat e nxënësve dhe prindërve, mësimdhënësit, përfaqësuesit komunalë të arsimit, anëtarë të komunitetit dhe Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se gjatë tryezave janë pranuar një sërë rekomandimesh nga pjesëmarrësit, të cilat do të analizohen dhe do të zbatohen në vazhdimësi.
Burimi: RTKLive
