Ministria e Jashtme austriake njoftoi dëbimin e katër diplomatëve rusë.
Tre nga diplomatët e dëbuar ishin të akredituar në Ambasadën Ruse në Vjenë, ndërsa tjetri ishte pjesë e delegacionit të Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ministria shpjegoi se diplomatët ishin përfshirë në aktivitete të konsideruara të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik.
Kështu, ata u shpallën “persona non grata” dhe u detyruan të largoheshin nga vendi.
Ndërsa nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e dëbimeve, ministria tha se masat u bazuan në gjetjet e autoriteteve të sigurisë. /Telegrafi/