Policia e Kosovës ka njoftuar për në rast të një miture të zhdukur në Prizren.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Prizren 18.10.2026 – 14:30. Ankuesja femër kosovare, me 23.10.2026 ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/