Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 tetor 2026.
“Më 24.02.2026, në vendkalimin kufitar në Merdare, në automjetin me targa të Shqipërisë, në një hapësirë të modifikuar brenda automjetit, janë gjetur dhe sekuestruar 1.000.000 (një milion) euro”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se paratë e sekuestruara kanë qenë të tij, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e tyre dhe lidhjen me personat e dyshuar që kanë bërë transportimin.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është cilësuar si “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.
Burimi: RTKLive
