Partia Demokratike ka thirrur sot protestë në ora 12:00, gjersa gjatë tubimit të tyre u dogjën edhe ulëset e vendosura nga kryeministri Rama, në të cilat u vendos ftesa për dialog.
Rama në një postim në Facebook, ku publikoi edhe një video e quan PD, nëna e dhunës.
“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama. /Telegrafi/