Tetë persona kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme në Shqipëri, sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë trajtuar gjashtë persona: një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.
Ministria njoftoi se të gjithë kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas njoftimit zyrtar, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Burimi: Dukagjini
