Hilary Swank zbulon si e mbajti sekret shtatzëninë deri në muajin e shtatë

Hilary Swank zbulon si e mbajti sekret shtatzëninë deri në muajin e shtatë

Written by

in

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Hilary Swank, 52 vjeçe, ka treguar se si arriti ta mbante private shtatzëninë e saj të tretë deri në muajin e shtatë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, ndërsa aktorja ka zbuluar se privatësia e banorëve të qytetit ku jeton e ndihmoi të ruante sekretin.

Gjatë një interviste në podkastin Question Everything, Swank tregoi se njerëzit në qytetin e vogël ku është rritur kanë respektuar gjithmonë jetën e saj private, shkruan DailyMail.

Ajo tha se nuk kishte pasur nevojë të qëndronte e mbyllur në shtëpi për të shmangur vëmendjen dhe se kishte vazhduar punën deri rreth javës së 17-të të shtatzënisë.

Aktorja shpjegoi se nuk ndjeu nevojën ta bënte lajmin publik më herët, pasi preferon ta mbajë jetën personale larg vëmendjes.

Ajo e përshkroi shtatzëninë si një zhvillim që erdhi në momentin e duhur për të, duke theksuar se jo gjithçka ndodh sipas planeve apo afateve që njerëzit vendosin për veten.

Swank dhe Schneider u bënë prindër të binjakëve, Aya dhe Ohm, në prill të vitit 2023, kur aktorja ishte 48 vjeçe.

Në intervista të mëparshme, ajo ka treguar se kishte ngrirë vezët në moshën 37-vjeçare, duke e konsideruar këtë një mundësi të rëndësishme për të ardhmen.

Ylli i Hollywood-it ka thënë se përvoja e të qenit nënë në një moshë më të pjekur e ka ndihmuar të jetë më e pranishme në jetën e fëmijëve.

Pas një karriere të gjatë në aktrim, ajo shprehet se tani dëshiron t’u kushtojë më shumë kohë fëmijëve të saj. /Telegrafi/