Drejtoria e Shërbimeve Publike shpall vijën e re urbane Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë

Drejtoria e Shërbimeve Publike shpall vijën e re urbane Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë

Written by

in

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Malishevës ka shpallur tenderin për organizimin e një vije të re urbane në relacionin Malishevë–Dragobil–Marali–Pagarushë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një linjë të re të transportit publik urban, përmes së cilës synohet përmirësimi i shërbimeve të transportit për banorët e këtyre lokaliteteve.

Në njoftimin për tender kërkohet që operatorët ekonomikë të plotësojnë një sërë kriteresh, përfshirë posedimin e autobusëve në përputhje me kërkesat teknike, dokumentacionin përkatës dhe licencat e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Operatori ekonomik i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimit të transportit në këtë relacion, ndërsa sipas dokumentit, linja parashihet të funksionojë në të dy drejtimet.

Afati për aplikim në këtë procedurë është caktuar nga 6 tetori deri më 21 tetor 2026.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se operatorët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e kërkuara dhe të plotësojnë kushtet e përcaktuara në njoftimin e tenderit. /Telegrafi/