I lënduari në aksidentin e rëndë në Pejë dërgohet me urgjencë në QKUK për trajtim intensiv

I lënduari në aksidentin e rëndë në Pejë dërgohet me urgjencë në QKUK për trajtim intensiv

Written by

in

I lënduari në aksidentin e rëndë në Pejë dërgohet me urgjencë në QKUK për trajtim intensiv

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rajonin e Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur gazetarja Arbreshë Uka, sipas burimeve të së cilës bëhet fjalë për një mashkull të lindur në vitin 1972, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin e Pejës e më pas është sjellë me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pacienti është pranuar me politraumë të rëndë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet jo stabile.

Ndaj tij janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore në Qendrën Emergjente (QE), teksa pas stabilizimit pritet që trajtimin ta vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).