Bersant Celina shkëlqen në Arabinë Saudite, gol dhe asistim në fitoren e Al-Ettifaq

Bersant Celina shkëlqen në Arabinë Saudite, gol dhe asistim në fitoren e Al-Ettifaq

Written by

in

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.

Al-Ettifaq triumfoi të shtunën mbrëma në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Futbollisti kosovar dha kontributin e tij që në fundin e pjesës së parë, kur asistoi për Khalid Al Ghannam, i cili shënoi golin e parë në minutën e tretë shtesë.

Celina vazhdoi paraqitjen e mirë edhe në pjesën e dytë, duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 78-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

30-vjeçari e kompletoi ndeshjen, duke qenë njëri prej futbollistëve më të dalluar në fushë.

Me këtë kontribut, Celina ka regjistruar deri më tani tri gola dhe një asistim në këtë edicion./Telegrafi/