Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet nga Mitrovica në QKUK në gjendje të rëndë

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet nga Mitrovica në QKUK në gjendje të rëndë

Written by

in

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet nga Mitrovica në QKUK në gjendje të rëndë

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga spitali i Mitrovicës në gjendje të rëndë pas një aksidenti të trafikut me motoçikletë.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, gjendja e pacientit është e rëndë dhe jo stabile për jetën.

Pas ekzaminimeve të para, ai ka hyrë menjëherë në sallën e operacionit nën kujdesin e ekipit kujdestat tëneurokirurgëve dhe anestezistëve. Pas ndërhyrjes, trajtimi i tij do të vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).