E denoncoi bashkëshortin për dhunë psikologjike në Kaçanik, 56-vjeçari përfundon në ndalim për 48 orë

E denoncoi bashkëshortin për dhunë psikologjike në Kaçanik, 56-vjeçari përfundon në ndalim për 48 orë

Written by

in

E denoncoi bashkëshortin për dhunë psikologjike në Kaçanik, 56-vjeçari përfundon në ndalim për 48 orë

Një grua në fshatin Vataj të Kaçanikut ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi dyshohet se është përballur me presion dhe dhunë psikologjike nga bashkëshorti i saj. Rasti është raportuar të shtunën dhe ka përfunduar me ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gruaja, e identifikuar me inicialet M.Xh., 54-vjeçare, ka njoftuar Policinë më 24 tetor, rreth orës 12:00, duke deklaruar se bashkëshorti i saj, E.Xh., 56-vjeçar, po ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.

Sipas deklarimit të viktimës, gjatë ditës bashkëshorti kishte ushtruar vazhdimisht presion ndaj saj, duke i bërtitur në mënyrë të përsëritur.

Pas denoncimit, Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar të dy bashkëshortët në stacion policor për trajtimin e rastit.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar hetimi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndaj 56-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të mëtejshme nga organet kompetente.

I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali