Punëtorët e “Infrakos”-it protestojnë të hënën, kërkojnë indeksimin e pagave

Punëtorët e “Infrakos”-it protestojnë të hënën, kërkojnë indeksimin e pagave

Written by

in

Punëtorët e “Infrakos”-it protestojnë të hënën, kërkojnë indeksimin e pagave

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A. do të protestojnë të hënën, më 26 tetor, para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Protesta, e cila do të nisë në orën 08:00, ka për qëllim kërkesën për indeksimin e pagave, në mënyrë që ato të reflektojnë ndryshimet në koston e jetesës.

Sipas sindikatës së punëtorëve, vendimi për protestë vjen pas kërkesave të shumta me shkrim dhe negociatave me menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes, të cilat, sipas tyre, nuk kanë dhënë rezultate.

“Qëllimi i kësaj proteste është kërkesa për indeksimin e pagave të punëtorëve, në mënyrë që pagat tona të reflektojnë ndryshimet në koston e jetesës dhe të sigurohet trajtim i drejtë për të gjithë punëtorët”, thuhet në njoftim.

Punëtorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali