Mot i vranët me intervale diellore, temperaturat deri në 18 gradë

Mot i vranët me intervale diellore, temperaturat deri në 18 gradë

Written by

in

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot i vranët, me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18 gradë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

Mëngjesi pritet të jetë i freskët, veçanërisht në zonat e ulëta, ndaj rekomandohet veshje e përshtatshme. Ndërkaq, temperaturat gjatë ditës dhe era e lehtë pritet të krijojnë kushte të favorshme për aktivitete në ambiente të hapura.

Burimi: Dukagjini