Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, rreth orës 07:43, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Policia është njoftuar nga emergjenca se një burrë kosovar ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Graçanicë, ku një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e këtyre dy rasteve.
Burimi: Dukagjini
