Në Preshevë deri në orën 18:00 kanë votuar 34.24 për qind e qytetarëve

Në Preshevë deri në orën 18:00 kanë votuar 34.24 për qind e qytetarëve

Written by

in

Deri në orën 18:00, në Komunën e Preshevës kanë votuar mbi 15 mijë qytetarë, apo 34.24 për qind e votuesve, ka njoftuar “Presheva.al”.

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës po garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”.

Ndërkohë, në Medvegjë dalja në votime ka arritur në rreth 30 për qind, ndërsa në Bujanoc, deri në orën 16:00, kishin votuar rreth 28 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Vendvotimet në Serbi mbyllen në orën 20:00.

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi mbi 56 për qind deri në orën 16:00

Burimi: Dukagjini