Goditje për Realin, Courtois mungon në “El Clasico”

Goditje për Realin, Courtois mungon në “El Clasico”

Written by

in

Goditje për Realin, Courtois mungon në “El Clasico”

Real Madridi ka marrë një lajm të keq në prag të përballjes së madhe me Barcelonën, pasi portieri Thibaut Courtois nuk do të jetë në dispozicion për “El Clasicon” e kësaj të diele.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll AS, portieri belg do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një gjendjeje gripale. Mungesa e tij përbën një goditje për skuadrën madrilene, duke pasur parasysh rëndësinë e përballjes me rivalin e përbetuar.

Në vend të Courtois, Real Madridi pritet të mbështetet te portieri ukrainas Andriy Lunin, ndërsa në skuadër është përfshirë edhe Illia Voloshyn si zëvendësues në listën e të ftuarve.

Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet këtë të diel dhe është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në La Liga.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali