
Gazeta Sinjali ka raportuar për një vetëaksident trafiku që ka ndodhur sot, më 25 tetor 2026, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, në vendin e njohur si “Baja e Dobërqanit”.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani pë Sinjalin.
“Ju njoftoj se sot me 25.10.2026 rreth orës 10:00 para dite ka ndodhë një vet aksident trafiku në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë më sakt te vendi i quajtur te “Baja e Dobërqanit”. Njësiti i trafikut rajonal ju ka përgjigjë rastit duke dalë në vemdin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në këtë vetë aksident dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marr tretman mjeksor në spitalin e Gjilanit ku sipas raportit mjeksor lëndimet janë të lehta”, tha ai
Ndërkohë, hetuesit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky vetëaksident.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali