
Sonte është nata e El Clasicos. Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Spotify Camp Nou”, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të futbollit botëror.
Takimi nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligës. Ky është dueli i parë mes dy rivalëve në sezonin 2026/27.
Barcelona kërkon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve për të fituar përballjen e madhe, ndërsa Real Madridi synon të largohet nga Barcelona me tri pikë. Madrilenët vijnë me synimin për të regjistruar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat.
Përtej pikëve, në lojë është edhe prestigji: një tjetër kapitull i rivalitetit që ndan tifozët dhe mban të mbërthyer pas ekranit dashamirët e futbollit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali