Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe

Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe

Written by

in

Rezidenca malore e Adolf Hitlerit, e njohur si “Foleja e Shqiponjës” (Eagle’s Nest), është përfshirë nga flakët të premten në mbrëmje, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar 33-vjeçar.

Ndërtesa, e njohur me emrin Kehlsteinhaus, ndodhet mbi qytetin Berchtesgaden, në Alpet bavareze të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ishte një nga disa ndërtesat në zonë që përdoreshin nga diktatori nazist dhe rrethi i tij i ngushtë.

Hitleri e përdorte gjithashtu këtë zonë si sfond për filmime propagandistike, përmes të cilave synonte të paraqitej si një njeri i lidhur me kafshët dhe natyrën.

Mediat lokale raportuan se objekti ishte “shkatërruar në masë të madhe”, ndërsa publiku u bëri thirrje të shmangë zonën.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për shkaqet e zjarrit apo për identitetin e të dyshuarit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com