
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë, në ditën kur atje po mbahen zgjedhjet.
Përmes një njoftimi në platformën X, EULEX bëri të ditur se patrullat e Njësisë së Policisë së Formuar janë shtuar që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve, me qëllim të monitorimit të situatës në terren.
Misioni evropian theksoi se aktivitetet po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë me tri nivele.
EULEX nuk ka dhënë detaje shtesë për ndonjë incident të mundshëm, duke bërë të ditur se po vazhdon monitorimin e situatës pranë pikëkalimeve kufitare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali