“Qytetarëve të Serbisë duhet t’u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës në një mjedis të qetë dhe të sigurt”, ka deklaruar von Beckerath në rrjetin social X.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet, ndërsa institucioneve kompetente u ka kërkuar të garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.
Burimi: RTKLive
