Blerësit e hershëm të iPhone Duo raportojnë dëmtime të ekranit të brendshëm

Blerësit e hershëm të iPhone Duo raportojnë dëmtime të ekranit të brendshëm

Written by

in

Blerësit e pajisjes së parë të palosshme të Apple, iPhone Duo, po raportojnë në internet një problem serioz me produktin e tyre.

Të gjitha raportimet tregojnë një skenar të përbashkët: shfaqjen e një vije vertikale dhe një vije horizontale në ekranin e brendshëm, si pasojë e një keqfunksionimi të mundshëm të mekanizmit të palosjes (menteshës), shkruan gsmarena, përcjell Telegrafi.

Sipas këtyre raportimeve, në një moment pas blerjes së telefonit, mentesha është bërë jashtëzakonisht e ngurtë, duke kërkuar përpjekje shtesë për ta hapur pajisjen.

Kur përdoruesi e ka hapur atë duke kapërcyer rezistencën, është dëgjuar një zhurmë kërcitëse dhe, si pasojë, në ekranin e brendshëm janë shfaqur në mënyrë të përhershme një vijë vertikale dhe një horizontale.

Të gjitha raportimet në internet – shumë prej të cilave gjenden në nën-forumin (subreddit) kushtuar iPhone Duo – përshkruajnë të njëjtën situatë: një vijë vertikale në mes të ekranit dhe një vijë horizontale që del prej saj, duke u shtrirë në gjysmën e djathtë të ekranit të palosshëm.

Disa përdorues e kanë përdorur telefonin për disa ditë para se të shfaqej problemi, ndërsa të tjerëve u ka ndodhur brenda pak orësh nga fillimi i përdorimit.

Përdoruesit theksojnë se nuk kanë tentuar të ndërhyjnë në pajisje dhe as nuk e kanë përdorur atë në mënyrë të pazakontë; madje, shumë prej tyre kanë përvojë të mëparshme me pajisje të tjera të palosshme.

Siç është e pritshme, përdoruesit janë përpjekur të gjejnë një zgjidhje duke kontaktuar drejtpërdrejt Apple ose operatorët e tyre celularë.

Apple ka ofruar zëvendësimin e pajisjeve, por shumica e përdoruesve nuk kanë mundur ta realizojnë këtë, për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të pajisjes në momentin e shkrimit të këtij teksti – veçanërisht për variantet me kapacitet ruajtës 1TB dhe 2TB.

Për momentin, është e vështirë të përcaktohet me siguri se cili është shkaku rrënjësor i problemit. /Telegrafi/