Ndërron jetë babai i DJ Dagz, artisti pak ditë më parë lutej që ai të mos dorëzohej

Ndërron jetë babai i DJ Dagz, artisti pak ditë më parë lutej që ai të mos dorëzohej

Written by

in

DJ Dagz po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës, pasi babai i tij, ka ndërruar jetë pas problemeve të rënda shëndetësore.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku shkroi fjalët e dhimbshme: u prefsh në paqe, bab.

Vetëm dy net më parë, Dagz kishte treguar se i ati ndodhej i intubuar dhe po luftonte për jetën.

Në mesazhin e tij, ai kujtonte mbështetjen e të atit gjatë 17 viteve të karrierës muzikore, duke theksuar se ai e kishte inkurajuar gjithmonë të mos hiqte dorë nga pasioni i tij.

Artisti shpresonte që babai të gjente forcën për t’u kthyer pranë familjes, duke i premtuar se do të qëndronte i fortë, ashtu siç ai kishte dëshiruar.

Fatkeqësisht, kjo shpresë u shua me ndarjen e tij nga jeta.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 27 tetor, në orën 14:20, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj. /Telegrafi/