Rikthehet në operim njësia B2, rifillon furnizimi me ngrohje për Termokosin

Rikthehet në operim njësia B2, rifillon furnizimi me ngrohje për Termokosin

Written by

in

Rikthehet në operim njësia B2, rifillon furnizimi me ngrohje për Termokosin

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në operim, duke rifilluar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për Termokosin.

Sipas njoftimit të KEK-ut, pas përfundimit të sanimit të defektit, procesi i startimit të njësisë ka nisur më 26 tetor, në orën 02:00.

Rikthimi i B2 në operim mundëson, siç thuhet, vazhdimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për Termokosin, në funksion të ngrohjes së kryeqytetit.

“Me këtë rast, KEK-u shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipet teknike, inxhinierët, specialistët, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova B, të cilët, me përkushtim të jashtëzakonshëm, punë të palodhshme dhe përgjegjësi të lartë profesionale, mundësuan sanimin e defektit dhe rikthimin e njësisë në operim në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër.Ky është një tjetër dëshmi se fuqia më e madhe e KEK-ut qëndron te njerëzit e saj – profesionistët që me punën dhe përkushtimin e tyre garantojnë vazhdimësinë e prodhimit dhe kontribuojnë çdo ditë në sigurinë energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv