
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me 14 deputetë të tjerë nga grupet parlamentare të opozitës, ka dorëzuar te presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkesën lidhur me dekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Përmes një postimi, Hoti ka theksuar se presidentja duhet t’u përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësitë që i përcakton Kushtetuta.
“Tani mbetet që Presidentja t’i përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësinë që i jep Kushtetuta. Pavarësia e institucioneve dhe respektimi i procedurave kushtetuese duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, shkroi Hoti./Klankosova.tv
