Dion Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës

Dion Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës

Written by

in

Dion Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës

Mbrojtësi kosovar, Dion Gallapeni, po vazhdon të lërë gjurmë në elitën e futbollit polak, teksa me paraqitjen e tij të fundit ka siguruar një vend në formacionin më të mirë të javës.

Pavarësisht se skuadra e tij, Wisla Plock, pësoi një humbje minimale 1:0 përballë Jagiellonias, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ishte lojtari më i spikatur në fushën e blertë, transmeton Klankosova.tv.

Gallapeni zhvilloi një ndeshje tejet solide në repartin defensiv, duke u vlerësuar me notën e lartë 7.9, nota më e madhe te skuadra e tij dhe njëkohësisht ndër më të lartat e xhiros në kampionatin polak.

Paraqitjet e qëndrueshme të mbrojtësit konfirmojnë formën pozitive që po kalon te Wisla Plock, duke u shndërruar në një pikë kyçe për formacionin bazë.