
Gjatë ditëve që lamë pas, Shqipëria u përball me protesta të dhunshme.
Lidhur me gjendjen aktuale atje, në emisionin “Kosova Today” diskutoi opinionisti Mentor Nazarko, transmeton Klankosova.tv.
Ai ndau protestën e dy javëve të fundit me protestën e “Flamingove”.
“Kjo protestë tregon pakënaqësinë e thellë për pabarazinë e rritur, e thelluar, në të gjithë shoqërinë shqiptare në raport me shtetin”, tha ai në Klan Kosova.
Se a do të gjendet një zgjidhje, sipas Nazarkos kjo është një nga misteret më të mëdha të zhvillimeve në Shqipëri.